SPORT, 26 Nëntor 2017, 11:40

Ditë për t’u harruar për legjionarët, shumë prej tyre “ngrohin stolin”

Ditë për t’u harruar për legjionarët, shumë prej

Dita e sotme nuk ka qenë shumë  e mbarë për futbollistët e kombëtares sonë, teksa një pjesë e mirë e tyre kanë luajtur vetëm pak minutë, ndërkohë që të tjerë janë mposhtur.

Andi Lila- Mbrojtësi i kombëtares sonë është aktivizuar për 61 minuta në barazimin e skuadrës së tij, Pas Janinës ndaj Ksanthit për javën e 12 në Greqi.

Armando Sadiku- Sulmuesi kuqezi po vuan mungesën e hapësirave në ekipin e Legias. Ai është aktivizuar vetëm në 6 minutat e fundit në humbjen e skuadrës së tij ndaj Korona Kielçe në transfertë.

Kamer Qaka- Mesfushori shqiptar ka luajtur për 90 minuta të plota në humbjen e skuadrës së tij ndaj Dinamos së Bukureshtit 2-1. Qaka është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 58-të, ndërkohë që skuadra e tij e ka mbyllur me dy futbollistë më pak ndeshjen.

Kristi Qose– Mbrojtësi është aktivizuar për 90 minuta në fitoren e skuadrës së tij, Ruzomberok ndaj Trencin me rezultatin 2-2 në transfertë.

Rubin Hebaj– Sulmuesi i talentuar ka luajtur në 15 minutat e fundit në fitoren e skuadrës së tij, Domzhale ndaj Triglav në transfertë.

Valon Ahmedi- Futbollisti tjetër shqiptar që luan në Slloveni ka luajtur për 57 minuta në humbjen e skuadrës së tij Maribor ndaj Çeljes në transfertë.

Armando Vajushi–  Sulmuesi shqiptar ka luajtur vetëm në 18 minutat e fundit në barazimin e Pro Vercellit ndaj Entellës. Ndërkohë që në Seria B Kremoneze e Ujkanit është ndalur në një barazim pa gola ndaj Askolit, në një ndeshje ku portieri i Kosovës është aktivizuar për 90 minuta./