TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Antonio Konte nuk di se si të mundë Liverpulin. Nga të gjithë klubet angleze ndaj të cilave ka luajtur në karrierën e tij si trajner në Londër, italiani nuk ka arritur të mposhtë asnjëherë vetëm Liverpulin, një mallkim që vazhdoi edhe sot, pas kryendeshjes së kampionatit.
Dueli mes dy skuadrave pritej të tregonte të gjithë pretendimet e këtyre dy klubeve të cilat kanë synime për renditjen në zonën e Ligës së Kampioneve, pasi titulli aktualisht duket i pamundur. Ishte Liverpuli që kaloi i pari në avanatzh me anë të Salah, i cili realizoi golin e 10 në këtë kampionat, por Konte bëri lëvizjen e duhur, duke aktivizuar Uillian. Mesfushorit iu deshën vetëm 144 sekonda në fushë për të kaluar Minjolet me një parabolë fantastike që u ndal në rrjetë poshte kryqëzimit të shtyllave.
Me këtë barazim, Çelsi ruan vendin e tretë në renditje, ndërsa Liverpuli vazhdon të jetë në vendin e 5-të në klasifikimin e kampionatit anglez.
https://www.youtube.com/watch?v=F3T38_a0bN8