SPORT, 26 Nëntor 2017, 11:31

Atletiko goleadë ndaj Levantes, Gameiro dhe Grizman dopietë

Atletiko goleadë ndaj Levantes, Gameiro dhe Grizman dopietë

Atletiko Madrid e ka kthyer në goleadë ndeshjen e javës së 13 ndaj skuadrës së Levantes. Ekipi i drejtuar nga Simeone ka shkatërruar skuadrën e Levantes në transfetë.

Rober hapi serinë e golave pasi dërgoi topin ën portën e tij, ndërkohë që Gameiro vulosi shifrat 0-2 për pjesën e parë. në pjesën e dytë sulmuesi i Atletikos shënoi golin e dytë personal, ndërkohë që Grizman realizoi dy golat e tjerë.

Atletiko mban vendin e tretë në tabelën e renditjes me 27 pik, po aq sa Reali i Madridit.

https://streamable.com/wjlmh