TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nëse jeta futbollistike deri në këtë moment nuk po ecën mirë për shkak të dëmtimeve, jeta private duket se po shkon vaj, madje shkëlqyeshëm për sulmuesin uellsian të Real Madridit, Gareth Bale.
Për Bale ka një motiv më shumë për të qenë i lumtur pasi marrëdhënia me Emma Rhys-Jones ka mbërritur në një kapitull shumë të rëndësishëm në jetën e tij.
Gareth Bale ka vendosur që të martohet së shpejti në Itali, ku ende nuk ka përcaktuar kohën dhe vendin. Sipas tabloidit 'The Sun', kapiteni i Uellsit ka vendosur që të organizojë një dasmë madhështore dhe të sjellë edhe Beyonce për të kënduar në të.
Këngëtarja amerikane ka kërkuar 1.5 milionë euro për të performuar, dhe futbollisti ka nisur negociatat me 36 vjeçaren për të zyrtarizuar marrëveshjen.