SPORT, 26 Nëntor 2017, 11:28

Seria A/ Interi merr kryesimin, Icardi sërish protagonist (VIDEO)

Seria A/ Interi merr kryesimin, Icardi sërish protagonist (VIDEO)

Interi mposht Cagliari-n në transfertë 3-1 dhe merr përkohësisht kryesimin e Serisë A.

Zikaltërit kaluan në avantazh me Icardin në minuntë e 29-të, duke mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë.

Brozovic dyfishoi në minutën e 55-të për Interin, ndërsa Pavoletti rihapi takimin për Cagliari-n në minutën e 71-të duke shkurtuar diferencën në 1-2.

Por, ai që vulosi gjithça ishte sërish kapiteni, Icardi, i cili realizoi edhe golin e tretë për Interin në minutën e 83-të.

Me këtë fitore, zikaltërit shkojnë në kuotën e 36 pikëve, 1 më shumë se Napoli që do të luajë nesër në Udine.

https://www.youtube.com/watch?v=f_wId-Dyads