TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Partizanit, Mark Juliano, doli para mediave në prag të ndeshjes me Vllazninë, takim i programuar për ditën e diel. Dy fitoret e fundit kanë sjellë qetësi në kampin e kuq, dhe kjo është reflektuar edhe përgjatë përgatitjeve të kësaj jave.
Vllaznia vjen me ndryshime në drejtim , çfarë skuadre prisni të gjeni përballë të dielën?
- Kur skuadra ndryshon trajner do të thotë se ka probleme, nga ana tjetër ardhja e një trajneri sjell stimuj të tjera në ekip. Lojtarët duan ti tregojnë trajnerit çfarë vlerash kanë , dhe mendoj se do të përpiqen të na venë në vështirësi. Vllaznia është një skuadër e mirë. Kam parë takimet e tyre të mëparshme ku kanë dhuruar një futboll mjaft të mirë, por natyrisht rezultatet nuk kanë qenë në favor të tyre. Tashmë kanë marrë në drejtim trajnerin që sezonin e shkuar fitoj titullin kampion, ai do të sjell ide dhe stimuj të tjera, por ne duhet të vazhdomë përpara dhe të konfirmojmë punën tonë të mirë që po bëjmë.
Sezonet e fundit Vllaznia është shndërruar në një “mace e zezë” për Partizanin...
- Po jam informuar për këtë fakt , por nuk më intereson shumë,sepse jemi të vetëdijshëm që duhet të rikonfirmojmë serinë e rezultateve pozitive dhe do të bëjmë gjithçka për ta kaluar me sukses edhe trasfertën në Shkodër. E rëndësishme është që lojtarët që do të hedh në fushë të japin më të mirën e tyre, dhe të respektojnë fanellën që mbajnë veshur.
Sa e rëndësishme do të jetë mungesa e Xhevahir Sukajt për këtë përballje, dhe Alban Hoxha do të jetë i gatshëm për takimin e së dielës?
- Sukaj ka qenë dhe është gjithmonë një lojtar i rëndësishëm për ne. Të mos e kemi në dispozicion në këtë moment nuk është aspak një situatë pozitive , pasi në këtë faze të kampionatit ai po dhuronte paraqitje shumë të mira. Të dielën nuk do ta kemi dhe sigurisht që do të jetë mungesë e rëndësishme , gjithsesi fatmirësisht po rekuperojmë lojtarët me probleme, të tjerë po arrijnë 100% e kondicionit të tyre fizik, dhe kemi armët tona të cilat do të përpiqemi ti shfrytëzojmë në maksimum në takimin e së dielës. Hoxha ka pasur një dëmtim në gishtat e dorës, por sot është stërvitur normalisht me grupin dhe mendoj se do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Vllaznisë.
Duke parë mungesat në sulm, mendoni se Asani mund të jetë një alternativë për të dielën?
- Asani është një lojtar i ri me shumë të ardhme. Dalëngadalë ai po rigjen kondicionin e tij fizik , e shoqëruar edhe me aktivizimin në ndeshjet e Partizanit B . Asani po punon shumë dhe sigurisht unë e kam në konsideratë për ta përfshirë në ekipin e parë, por vetëm kur ai të jetë plotësisht mirë fizikisht, taktikisht dhe teknikisht për të qenë 100% gati për Kategorinë Superiore.