AKTUALITET, 5 Nëntor 2017, 18:25

Edi Rama nuk është dakord me ambasadorin amerikan

Edi Rama nuk është dakord me ambasadorin amerikan

Në komunikimin javor kryeministri Edi Rama foli edhe për deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu.

Shefi i qeverisë u shpreh se “me ambasadorin amerikan nuk jam dakord me gjithçka çfarë thotë; por jam dakord me gjithçka bën për Shqipërinë”.

Me ambasadorin amerikan nuk jam dakord me gjithçka çfarë thotë; por jam dakord me gjithçka bën për Shqipërinë.", tha Rama.

"Do të na bashkohen agjentë të tjerë të FBI kundër krimit të organizuar dhe krimit ekonomik, që do të japin eksperiencën e tyre në Shqipëri. Do të luftojmë me krimin e organizuar dhe krimin ekonomik”

“Nesër qeveria do të mblidhet për të miratuar ngritjen e një Task Force Speciale në Policinë e Shtetit për operacionin më afatgjatë dhe intensiv kundër krimit të organizuar. Një pjesë e kësaj strukture “Forca e Ligjit” do të jetë sekret dhe nuk do të ndahet me askënd, vetëm me agjencitë kombëtare dhe ndërkombëtare”, tha Rama.

Pak ditë më parë ambasadori amerikan deklaroi se në Shqipëri veprojnë 4 klane mafioze dhe 20 familje kriminale.