AKTUALITET, 12 Nëntor 2017, 16:33

Kotzias, kryediplomati grek që po negocion heqjen e “Ligjit të Luftës” me Shqipërinë

Kotzias, kryediplomati grek që po negocion heqjen e “Ligjit të

“Punë thelbësore në një frymë miqësore” dhe “ një hap i rëndësishëm përpara në çështjet e hapura midis Greqisë dhe Shqipërisë”. Kështu po e cilëson shtypi grek takimin në Kretë (10-12 nëntor) midis ministrave të Jashtëm, Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati, ku një nga temat ishte edhe heqja nga e ana e Greqisë e “Ligjit të Luftës”.

Por, nëse ministrin Bushati, deputetin e Partisë Socialiste dhe të kaluarën e tij e njohim shumë mirë, Nikos Kotzias është jo shumë i njohur për shqiptarët.

Pra, kush është Nikos Kotzias?

Nikolaos apo shkurt Nikos Kotzias (i lindur, më 21 dhjetor 1950, mbush 57 vjeç), ashtu si Ditmir Bushati (40 vjeç) është zgjedhur dy herë ministër i Jashtëm në dy periudha të ndryshme: 23 janar 2015 (hera e parë) dhe është në detyrë nga 23 shtatori 2015 (hera e dytë). Në kontrast më të, Bushati është në detyrë nga 15 shtatori 2015, në dy qeveritë “Rama 1” dhe “Rama 2”.

Si Bushati, ashtu dhe Kotzias, i përkasin partive të majta në thelb: Partisë Socialiste (e Kryeministrit Edi Rama) dhe lëvizjes politike PRATTO, një alete e partisë SYRIZA (partia e Kryeministrit grek, Aleksis Tzipras).

Kotzias është diplomuar për Ekonomi, Shkencat Politike dhe Filozofike në Athinë, si dhe ka bërë masterin dheka mbrojtur doktoraturën në Universitetin e Giesenit në Gjermani (i themeluar 410 vjet më parë,  në vitin 1607, më i vjetri ndër universitetet gjermane). Bushati ka mbaruar Fakultetin Juridik në Tiranë dhe masterin e ka bërë në Universitetin Leiden në Holandë (i themeluar 442 vjet më parë, në vitin 1575). Interesant është fakti se, Bushati ka shpenzuar një vit në Universitetin e Athinës (i specializuar në Ligjet e Bashkimit Europian)

Kotzias ka punuar fillimisht si një “researcher” dhe ka dhënë mësim në universitetet e Marburgut (Gjermani), si dhe Oksordit dhe Kembrixhit (që të dyja në Angli). Edhe Bushati në fillimet e tij ka qenë një “researcher”. Kotzias nga viti 2008 është Profesor në Teoritë Politike dhe Ndërkombërtare dhe Studimeve Europiane në Universitetin e Pireut (një nga më të mirët në Greqi). Kotzias është një specialist për çështjet e Brazilit, Indisë dhe Rusisë. Ai ka qenë anëtar ekipi i shumë organizatave ndërkombëtare me influencë globale.

Kur ishte student Kotzias ishte tepër aktiv në lëvizjen “Lambraki Democratic Youth”, që mban emrin e një politikani dhe deputeti të njohur grek, të vrarë nga junta diktatoriale e Greqisë së asajkohe, kur dy ektremisjtë të djathtë të hipur në një triçikël e përplasën atë, më 22 maj 1963, për t’i shkaktuar vdekjen pesë ditë më pas, 27 maj 1963. Mbi 500 mijë veta shoqëruan varrimin e tij.

Kotzias ishte gjithashtu anëtar i Rinisë Komuniste Greke, dhe më pas ai anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë, i konsideruar si instruktori ideologjik i partisë. Kotizias ia dedikon aftësinë e tij retorike njohjes së thellë të filozofisë marksiste.

Gjithsesi, ai largua nga Partia Komuniste, kur ajo vendosi të çonte para drejtësisë për korrupsion Kryeministrin Andreas Papandreun (djali i Kryeministrit Jorgo Papandreu (1988-1968) dhe babain e ish-Kryeministrit Jorgo Papandreu (lindur në vitin 1952). Kotzias krijoi një grup të ri të majtë, të quajtur “Nikos Poulantzas”, një sociolog greko-francez i orientuar nga filozofia marksiste.

Për pesëmbëdhjetë vjet, nga 1993-2008, Kotzias ishte pjesë e shërbimit diplomatik të Ministrisë së Jashtëme Greke dhe ambasador duke filluar nga viti 2005. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në “pranverën” e marrëdhënieve greko-turke më vitin 1999, duke implementuar të ashtuquajtur “diplomacia e tërmeteve”, pasi në atë kohë të dy vendet po goditeshin nga tërmete të fuqishme. Kotzias mbështeti një doktrinë të re politike në marrëdhëniet greko-turke, ashtu siç po mbështet edhe një doktrinë të re në marrëdhëniet greko-shqiptare.

Gjatë një interviste për revistën gjermane “Spiegel”, Kotzias tha se është një ateist (ndoshta, edhe Ditmir Bushati është një i tillë).

Kotzias, përveç greqishtes flet edhe gjermanisht dhe anglisht. Ditmir Bushati flet anglisht, italisht dhe frëngjisht.

Kotzias është autor i 65 librave, prej tyre 24 libra shkencorë; ka shkruar mbi 300 artikuj shkencorë, mbi 4000 artikuj në gazeta dhe revista dhe gjithashtu edhe një numër të madh poezish.

TPZ.Al