AKTUALITET, 26 Tetor 2017, 14:18

Takimi me ambasadorët, Basha: Po nisim çmontimin e narkoshtetit të Ramës

Takimi me ambasadorët, Basha: Po nisim çmontimin e narkoshtetit

“Saimir Tahiri nuk është fundi, por vetëm fillimi i një procesi të çmontimit të narkoshtetit”.

Kjo është deklarata e fortë e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit në selinë “blu” me ambasadorin amerikan, Donald Lu, dhe atë të Bashkimit Europian, Romana Vllahutin.

“Tahiri nuk do ti shpëtojë drejtësisë, pavarësisht prej mbrojtjes politike që i bëri mazhoranca. Faktet që disponohen do të bëjnë të mundur që ai të marrë përgjegjësinë penale për ndihmën që i ka dhënë jo thjeshtë një bande kriminale”, tha Basha, i cili për ironi të fatit ka qenë edhe ai ish-ministër i Brendshëm, ashtu si edhe Saimir Tahiri.

“Saimir Tahiri është fundi, por vetëm fillimi të një procesi të çmontimi të narkoshtetit. Do të mbështetemi pa rezerva të prokurorët dhe gjyqtarët”, - theksoi Basha, duke qenë në të njëjtën linjë me qëndrimin zyrtar të Shteteve të Bashkuara, të deklaruar përmes zëvëndësndihmëssekretarit të Shtetit, Yee. (d.f/Tpz.al)