TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Federata Europiane e Gazetarëve, ka reaguar pas sulmit që i bëri, Edi Rama, gazetarëve jashtë sallës së Kuvendit, ditën e djeshme. Kjo organizatë i bashkohet shqetësimit të shoqatave shqiptare për mbrojtjen e gazetarëve dhe kërkon që sulmet e vazhdueshme të kryeministrit të ndalen.
"EFJ i bashkohet organizatave shqiptare të gazetarëve dhe shpreh indinjatën për sulmet dhe ofendimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ndaj medias shqiptarë në datën 25 Tetor 2017."
"EFJ kujton se gazetarët kanë të drejtë të bëjnë pyetje të cilat politikanët nuk i pëlqejnë dhe kjo nuk është një arsye për t'i intimiduar dhe sulmuar ata, në punën e tyre hulumtuese. Kjo sjellje e përsëritur ndaj gazetarëve shqiptarë, duhet të ndalet", thotë Federata Europiane e Gazetarëve.
TPZ.AL
