TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka ndërruar jetë në burg në Hungari, sh- drejtori i Mjedisit në Korçë, Aleksandër Çela. Çela ishte arrestuar para dy javësh në Hungari me akuzën e trafikut të klandestinëve ku ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij. Dyshohet se mund të ketë vrarë vetën, por dhe mund ta kenë vrarë në burg, apo mund të ketë humbur jetën për shkaqe patalogjike. Pritet që trupi të transportohet në shtetin shqiptar për të kryer ceremoninë mortore në qytetin e Korçës.
Aleksandër Çela ishte ndaluar edhe më parë në Itali për trafik klandestinësh nga Siria. Çela ka qenë kandidat nga PS në vitin 2011 për Komunën e Dardhas në rrethin e Pogradecit, në vitin 2013 u emërua drejtor i Mjedisit në Korçë, ndërsa në 2015 u fut në Këshillin Bashkiak Pogradec.
Syri.net