AKTUALITET, 6 Tetor 2017, 17:49

Shkollat pa ngrohje, Gjiknuri rregullon kondicionerin e ministrisë për 150 mln lekë

Luksi dhe rehatia e administratës publike dhe ministrave vazhdon të marr pjesën kryesore të të ardhurave të buxhetit të shtetit. I tillë është dhe tenderi që po organizon një nga ministrat e përkëdhelur të qeverisë Rama, Damian Gjiknuri, i cili vazhdon dhe bën shpenzime pa kufij. Përpos firmosjes së urdhrave për heqjen e tabelave në rrugë, ministri Gjiknuri ka firmosur edhe bërjen e një tenderi luksi. Ai ka kërkuar që të rregullohet sistemi i ajrit të kondicionuar për godinën e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Në një kohë që mbi 90 përqind e shkollave publike në Shqipëri nuk kanë kaldajë, MIE ka akorduar plot 130 milionë lekë të vjetra për të rregulluar sistemin e kondicionimit. TPZ.AL ka siguruar dokumentet e këtij tenderi. Sipas tyre, MIE-s nuk i kanë mjaftuar tenderët e OSHEE-së dhe ARRSH-së, por bën edhe shpenzime luksi. Në dokumente thuhet se është kërkuar prokurimi i hapur me mjete elektronike. ”Objekti i kontratës është marrëveshjes kuadër për  modifikimin pjesor të sistemit ngrohje-ftohje në katin e parë, të dytë dhe bodrumin e godinës së MIE-it” thotë ministria. Fondi është 13 013 280 lekë pa TVSH. Kohëzgjatja e kontratës, ose afati kohor për ekzekutimin, është 30 ditë nga lidhja e kontratës. Tenderi është parashikuar të zhvillohet më datë 2 nëntor. TPZ.Al ka të dhëna se ky tender i është premtuar një miku të Ministrit Gjiknuri një bashkpunëtori të tij në Partinë Socialiste. Ne do ta ndjekim me vëmendje procedurën e këtij tenderi dhe përveç se do ta denoncojmë publikisht këtë aferë korruptive do të çojmë pranë organit të prokurorisë indiciot përkatëse se si shpenzohen pa kriter dhe shpërndahen si dhurata për miqtë paratë e shqipëtarëve. TPZ.AL.

Ja dhe procedura e njoftimit të tenderit