AKTUALITET, 6 Tetor 2017, 04:30

Basha: Zgjedhjet, përgjegjësia ime

Basha: Zgjedhjet, përgjegjësia ime

Për herë të parë, kreu i opozitës Lulzim Basha pranoi se përgjegjësia për rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit, ishte e tija.

“Përgjegjësia kryesore për rezultatin e zgjedhjeve natyrisht i takon kryetarit, më takon mua. Unë e kam bërë këtë proces analizë, sepse nuk mund t’i ikja, edhe gjatë procesit të zgjedhjes për Kryetar të PD.

E kam bërë fare të qartë që nëse dikush duhet të analizohej gjatë atij procesi isha unë dhe përgjegjësitë e mia si kryetar.

Për pjesën që i takon PD, pra për pjesën objektive brenda nesh, se mos harroni që ne dolëm nga një luftë. I themi zgjedhje, por ishin luftë, me krimin e organizuar të lidhur në aleancë me kundërshtarin politik.

Pra, ka dhe një faktor objektiv, por për sa i përket faktorit të brendshëm, padyshim që përgjegjësia kryesore është e kryetarit, është e imja”, tha Basha.

 

/ Top Channel