AKTUALITET, 6 Tetor 2017, 11:22

Kotzias shfaq shqetësimin paradoksal: Shqiptarët, pro dhe kundër

Kotzias shfaq shqetësimin paradoksal: Shqiptarët, pro dhe kundër

Në këndvështrimin e ministrit të Jashtëm grek, Kotzias, marrëdhënia mes Greqisë dhe Shqipërisë karakterizohet nga një paradoks i vërtetë.

Gjatë një interviste për televizionin grek “Star”, Kotzias ka cilësuar si paradoksale palën shqiptare. Sipas tij, shqiptarët e duan Greqinë, duke parë sjelljen e tyre, por nuk mund të rrinë pa folur keq për “Eladhën”, (Greqia, në gjuhën greke).

“Jetojmë në një  të tillë paradoks: “Zgjohemi në mëngjes me muzikë greke, për të shkuar me energji në punë” dhe më pas, na shajnë. Pastaj dalin për kafe dhe hanë një sufllaqe greke dhe në fund të ditës, përsëri flasin keq për ne. Ky është një paradoks,”- ka deklaruar, Kotzias.

Deklarata e ministrit të Jashtëm grek, vjen gjatë kohës kur në Selanik u mbajt samiti i vendeve të Ballkanit. Në samit u diskutua kryesisht, mbi masat për refugjatët, forcimin e sigurisë, si dhe bashkëpunimin mes vendeve të rajonit.

 

/TPZ.al/