AKTUALITET, 6 Tetor 2017, 12:01

Çmimi "Nobel" për paqen shkon për organizatën kundër armëve bërthamore

Çmimi "Nobel" për paqen shkon për organizatën

Organizata ndërkombëtare për eleminimin e armëve bërthamore ka fituar çmimin "Nobel" për paqen.

Sipas, komisionit të Nobelit, kjo organizatë ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të sjellë një instrument ligjor për ndalimin e armëve bërthamore.

"Ne jetojmë në një botë me shumë rreziqe për shkak të armëve bërthamore" u shpreh anëtarja e komisionit Berit Reiss-Andersen.

Në korrik të këtij viti, 122 shtete miratuan një konventë për ndalimin dhe eventualisht eleminimin e armëve bërthamore. Megjithatë asnjë prej shteteve që posedojnë armë bërthamore nuk e firmosën këtë konventë.

BURIMI: BBC / TPZ.AL