AKTUALITET, 6 Tetor 2017, 11:52

VIDEO/ Prangosen vëllezërit, kryen vrasje një vit më parë në Lezhë

VIDEO/ Prangosen vëllezërit, kryen vrasje një vit më

Dy shtetas të shpallur në kërkim për akuzën e vrasjes me paramendim, në Torovocë të Lezhës, janë vënë në prangat e policisë.

Strukturat e Sektorit për Krimet e Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me FNSH-në Tiranë, pas një pune të mirorganizuar, bazuar në informacione të marra në rrugë policore kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar "One Year ", ku u mundësua lokalizimi dhe kapja e 2 personave të shpallur në kërkim.

Konkrertisht, në pranga kanë rënë shtetasit:

- L.M. , 38 vjeç, banues në Torovicë - Lezhë

- K.M. , 30 vjeç , banues në Torovicë - Lezhë

Këta 2 shtetas ( vëllezër), dyshohen si autor të vrasjes së shtetasit G.M. ngjarje e ndodhur me datë 06.10.2016, në fshatin Mali i Jushit, në Shkodër.

Për këta shtetas, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka lëshuar Urdhër Ndalimi për veprat penale " Vrasje me paramendim " kryer në bashkëpunim ' Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit " parashikuar nga nenet 78-25, 278/4 të Kodit Penal. Për kryerje të veprimeve të mëtejshme proceduriale, këta shtetas iu vunë në dispozicion strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

 VIDEO: 

[video width="576" height="320" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/10/video-1507285494.mp4"][/video]

 

/TPZ.AL/