TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Parellinjtë do ja hedhin, si gjithmonë”.
Ky është konkluzioni i ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, në lidhje me “viktimat” e mundshme pas filtrit të “Vettingut”në Shqipëri.
I njohur për qëndrimet e tij të forta dhe të pavarura – madje Kryeministri Rama e shkarkoi për shkak të deklaratave publike të Manjanit kundër Qeverisë ku bënte pjesë – ish-nënkryetari i LSI-së përcaktoi gjatë një statusi në “Facebook” kategorinë e atyre që do të shpëtojnë.
“Pika i rëntë edhe këtij shteti, që nuk lëviz po nuk urdhëroi politikani!”, tha juristi i njohur.
Ja dhe statusi i Manjanit:
“Vetting për të tërë...
Vetëm për shkaktarët e të gjithë të këqijave, politikën, nuk ka vetting! Të gjithë të tjerët kërcënohen me vetting! Gjykatës, prokurorë, administratorë publikë dhe policë; të gjithë janë nën kërcënimin e vetting-ut! Ndërkohë punët e shtetit, që natyrshëm duhet ti kryenin “të kërcënuarit”, tashmë i kryejnë shkaktarët e të keqes: POLITIKANËT! Kulmi!
E thonë pastaj se “po bëjnë shtet”. Pika i rëntë edhe këtij shteti, që nuk lëviz po nuk urdhëroi politikani!
Ndërkohë njerëzit presin të flasë Ambasadori X. Presin të “zbarkojnë aleatët”.... Kulmi! Që në ‘45 ky avaz! Po aleatët hiç!
Nuk vijnë more jo! Mblidhni mendjen e shtrengoni politikanët që votoni këtu! Ata e kanë në dorë!
Nëse nuk i vettoni, të paktën mos i votoni! Bëni atë që keni në dorë!
Ndërkohë ata zyrtarë që i kanë shërbyer politikanëve, u bëftë mirë vettingu! Se vetëm ata do e “hanë”.
Parellinjtë do ja hedhin, si gjithmonë”, shkruan Manjani./TPZ.AL/
