TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shkrim i spanjolles “ABC” - Ndërsa në Spanjë po diskutohet për rëndësinë e ndjenjës patriotike kur bëhet fjalë për Përfaqësuesen, në Shqipëri nuk ekziston ky problem. Pesëmbëdhjetë nga të përzgjedhurit nga trajneri Panuçi për këtë ndeshje janë lindur jashtë kufijve të Shqipërisë. Shumica arriti në ekipin kombëtar pas një pune të përpiktë gjurmimi në të gjithë Europën, të iniciuar nga tekniku italian Xhani De Biazi, sot në stolin e Alaveshit. Sa herë që zbulojnë në ndonjë kampionat europian dikë me një mbiemër që është i pranishëm në Shqipëri, udhëtojnë drejt atij vendi për ta bindur lojtarin. I fundit i kësaj liste është një spanjoll, Ivan Balliu, i formuar në kantierin e Barçës, mbrojtësi i djathtë i francezëve të Metzit, dhe si për kuriozitet, i deklaruar si katalanas i “indipendist” (i pavarur).
Balliu e mori thirrjen e Federatës Shqiptare gjatë muajit qershor. E takuan në Paris dhe i ofruan kombësinë. Lojtari nuk kishte idenë më të vogël se ai i kishte paraardhësit e tij shqiptarë dhe pyeti familjen e tij. Babai i tij, Salvador Balliu, kryebashkiak i PdCat i komunës së Caldes de Malavella, ishte gjithashtu i befasuar ashtu si djali i tij. "Kjo na dukej shumë e çuditshme," tha ai për (gazetën) “ABC”. "Por, na është thënë se mbiemri i Balliut është shumë i zakonshëm atje, se tashmë kishin bërë kërkime, dhe me sa duket kishte dokumentacionin e një prej paraardhësve të mi kishte qenë më pas në në Australi".
Balliu më në fund e pranoi ofertën dhe Ivani u thirr në shtator për ndeshjet kundër Maqedonisë dhe Lihtenshtajnit, por nuk e bëri debutimin e tij. Kësaj radhe Panuçi e thirri përsëri, kështu që debutimi i tij mund të jetë pikërisht kundër Spanjës, përfaqësuesen për të cilën ai ka luajtur në kategoritë e ulëta. "Ai është një lojtar shumë teknik, ai vjen nga ‘La Masia’ (akademia e Barcelonës)", thotë babai i tij me krenari. "Mua nuk më pëlqen shumë futbolli, por unë do të thosha se virtyti më i madh i tij është se ai gjithmonë jep maksimumin, ai është shumë i disiplinuar".
Salvador Balliu thotë se trajtimi i Federatës Shqiptare ka qenë i mrekullueshëm: "Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës për mënyrën sesi ata janë sjellë me ne". Megjithatë, ai nuk ka dyshim se aventura shqiptare do të përfundonte nëse një pavarësi hipotetike do të provokojë krijimin e një Kombëtareje katalane. "Më 1 tetor, Ivan mori një aeroplan nga Franca vetëm për të ardhur dhe për të votuar. Ai kaloi jo më shumë se dy orë këtu, sepse më pas ai duhej të shkonte në Tiranë, në grumbullimin e Shqipërisë. Ashtu siç jam shumë i përkushtuar, ai si qytetar dhe unë si kryetar bashkie".
Ivan Balliu, gjithashtu përfitoi nga rrjetet sociale për të kritikuar veprimet policisë gjatë referendumit, një gjest i njëjtë me atë që Pikeja bëri të hënën e kaluar, vetëm për t'u paraqitur në grumbullimin e kombëtares spanjolle në Las Rozas.
(Marrë nga gazeta spanjolle “ABC”)
Përgatiti për TPZ.Al/ D.F./