TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shënues: Rodrigo 16’, Isko 23’, Tiago Alkantara 26’
GOLI PA GOLI
https://youtu.be/nWyPSCQbO2E 26' GOOOOOOOL - 3-0. Kuqezinjtë kthehen në skuadër amatore. Tiago Alkantara shënon golin e tretë. 3 gola në harkun e 10 minutave lojë. Skema "Panuçi" duke sulmuar kundërshtarin nuk funksionon! 23' GOOOOOOOL - 2-0. E pabesueshme! Goli i dytë për Spanjën. Realizon Isko i Realit të Madridit. 16’ GOOOOOOL – 1-0. Spanja shënon golin e parë me anë të Rodriguez, i cili pasi mori një top nga Isko lëshoi një parabël të bukur, duke mposhtur Etrit Berishën, që sot mban edhe shiritin e kapitenit. 1′ Fillon ndeshja. Spanja luan topin e parë me anë të Pikëse, i cili duartrokitet nga i gjithë stadiumi.HIMNI I SKUADRAVE
[video width="688" height="390" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/10/2017-10-06-at-20-42-59.mp4"][/video]VENDOSJET TAKTIKE TE SKUADRAVE
FORMACIONET ZYRTARE, KAPITEN ETRIT BERISHA, DEBUTON IVAN BALLIU

TIFOZËT SHQIPTARË NË ALIKANTE
https://www.facebook.com/tkz.al/videos/1610889072306843/ [caption id="attachment_5380" align="aligncenter" width="720"]
Foto: Tifozat Kuq e Zi[/caption]
FORMACIONET E MUNDSHME
GJYQTARË RUSË, KRYESOR ALEKSEI EKSOV
Spanjë-Shqipëri do të gjykohet nga një katërshe gjyqtarësh rusë, me kryesore Aleksei Eskov. Asistenti i parë është Dmitri Mosyakin; i dytë, Igor Demeshko. Gjyqtari i katërt: Kiril Levnikov. Delegati i FIFA-s për arbitrat është Nuno Kastro nga Portugalia.
SPANJA ASNJË HUMBJE, 33 GOLA TË SHËNUAR
Spanjollët kanë fituar shtatë nga tetë ndeshjet e luajtura, duke mos humbur asnjë takim (vetëm një barazim me Italinë), duke realizur një rekord golash: 33, me një mesatare të frikshme: 4.5 gola për ndeshje. Kuqezintë kanë fituar 2 nga 4 ndeshjet e luajtura në transfertë ku e fundit është ajo ndaj Izraelit me rezultatin e pastër 3-0.KOEFICIENTËT E KOMPANIVE TË BASTEVE
Kompanitë e basteve e kanë ndarë mendjen për fitoren e padiskutueshmë të Spanjollëve: koeficienti “1” është në vlerat minimale: 1.07; barazimi “x”: 15.00 dhe fitorja e Shqipërisë (“2) në vlerën nga 21.00-45:00.STATISTIKAT HISTORIKE: GJASHTË NDESHJE, GJASHTË HUMBJE
Spanja dhe Shqipëria janë ndeshur gjashtë herë midis tyre – të gjitha zyrtare – dhe të gjitha takimet janë fituar nga iberikët. Spikasin dy fitore të thella: 9-0 (1990) dhe 5-0 (1987) në Sevilja dhe 1-5 (1993) në Tiranë. Kombëtarja spanjolle na ka shënuar 34 gola, kundrejt 2 të Shqipërisë (Muça dhe Kushta).FIFA, 30 MIJË EURO PËR TË BLERË HESHTJEN E SHQIPËRISË
Gjatë historisë së përballjeve midis Shqipërisë dhe Spanjës rezulton edhe një ndeshje e paluajtur në Tiranë, për shkak të situatës jo të qetë dhe tensioneve politike në Shqipëri në vitin 1986. Ndeshja u pezullua nga FIFA, që e pagoi Shqipërinë me rreth 5 milionë peseta spanjolle (rreth 30 mijë euro të sotmet), duke blerë heshtjen e saj.STADIUMI “RICO PEREZ”, 29 MIJE VENDE TË ULURA
Është stadiumi i qytetit Alikante dhe aty luan ndeshjet skuadra Herkules FC. Ka një kapacitet prej 29.500 vendesh të ulura. Gjatë Botërorit 2012 në atë stadium u luajtën tri ndeshje: Argjentinë-Hungari 4-1 (ndeshje grupi), Argjentinë-El Salvador 2-0 (ndeshje grupi)dhe Poloni-Francë 3-2 (për vendin e tretë).
15 MIJË VETA NË STËRVITJE
Ambienti në qytetin Alikantes është i ndezur. Stërvitjen e djeshme të hapur të përfaqësueses spanjolle e ndoqën 15 mijë veta. Drejtuesit e stadiumit presin që të jenë më shumë se 28 mijë tifozë në ndeshje, midis tyre edhe rreth disa qindra shqiptarë.
ORË PA FUND PËR NJË FOTO
Mediet spanjollë shkruajnë se pranë hoteleve të dy kombëtareve ka pak ndjekës, të cilët i afrohen hotelet ku janë grumbulluar lojtarët, me shpresën për të parë ndonjë nga idhujt e tyre apo të marrin ndonjë autograf. Një mision i pamundur, edhe për shkak të pranisë së shumtë të forcave të sigurisë, por edhe pse futbollistët nuk dalin nga dhomat e tyre.400 POLICË DHE AGJENTË TË POLICISË SEKRETE
Më shumë se 400 anëtarë të Policisë Kombëtare, Policis Ruajtëse, Policisë Lokale, Kryqit të Kuq, Mbrojtjes Civile dhe personelit shëndetësor do të formojnë dispozitivin e sigurisë në kuadër të ndeshjes Spanjë-Shqipëri, që do të luhet të premten, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2008”.