TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërkombëtarët ripërsërisin akuzat.
Pas SHBA-ve, edhe Italia vendos gishtin mbi plagën më të madhe të shoqërisë shqiptare të dekadës së fundit: krimit të organizuar.
Ambasadori italian në Tiranë, Alberto Kutilo, ishte në një linjë me “dekanin” Donald Lu, përsa i përket ekzistencës së grupeve kriminale në vendin tonë.
Gjatë një prononcimi nga Korça, pas takimit me kryebashkiakun Sotiraq Filo, kryediplomati italian the theksoi se “krerët e grupeve nuk janë vendosur ende para drejtësisë”.
“Ajo që besoj se, duhet të përmirësohet në Shqipëri është lufta ndaj grupeve te mëdha kriminale dhe mbi të gjitha këto grupe të dalin para drejtësisë. Duhet të gjykohen dhe, nëse janë fajtorë, të dënohen. Kjo deri tani nuk ka ndodhur”, tha ambasadori Kutilo.
Vetëm disa ditë me parëm ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Doanlad Lu, tha se “katër klane mafioze dhe 20 familje kriminale mbajnë peng drejtësinë në Shqipëri”, teksa përmendi me emra krerët e grupeve te krimit te organizuar.
Kutilo tha se Shqipëria po bën përparime te ndejshme për integrimin në Bashkimin Europian.
“Shqipëria e di se për të hapur bisedimet për hyrjen në Bashkimin Europian duhet të bëjë përparime në pesë fusha kryesore. Ajo po bën përparime, por disa vende në veçanti kërkojnë që të bëjë edhe me shumë”, theksoi ambasadori italian./TPZ.AL/