AKTUALITET, 18 Janar 2018, 16:02

Hetim për kryegjyqtarin e Shkodrës, fshehu dënimin e kancelarit të Gjykatës

Hetim për kryegjyqtarin e Shkodrës, fshehu dënimin e kancelarit

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni, kërkon hetim disiplinor për kryetarin e Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi.

Tashmë kërkesa ka mbërritur në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Kanë qenë denoncimet e disa avokatëve të qytetit të Shkodrës ndaj kryetarit në lidhje me disa shkelje me mos ushtrimin e detyrës së tij.

Nga hetimi i ndërmarrë ka rezultuar se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në shkelje të ligjit, nuk ka përcjellë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shkurtimin e vendimit penal të formës së prerë për dënimin e shtetasit A.D, aktualisht kancelar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të parashikuar nga neni nga neni 290/1 i K.Penal.

Për pasojë, në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ky shtetas rezulton në mënyrë të paligjshme si i padënuar nga gjykatat penale shqiptare.

/TPZ.AL/