AKTUALITET, 6 Tetor 2017, 22:58

Habit Panuçi: Ia dhuruam ne golat Spanjës. Reagimet e lojtarëve pas ndeshjes

Habit Panuçi: Ia dhuruam ne golat Spanjës. Reagimet e lojtarëve
Trajneri i kombëtares sonë, Kristian Panuçi, vlerësoi lojën e ekipit, edhe pse humbi me rezultatin 3-0 ndaj Spanjës. “Në të parin pësuam një gol të bukur, por dy golat e tjerë ua dhuruam ne. Nuk kishte të bënte shumë me rreshtimin e lojës, pasi ne patëm të paktën 5 raste shënimi. Formacioni më i mirë në pjesën e dytë? Kërkova që të ndryshoja diçka në pjesën e dytë, duke kaluar në 4-3-3, për të luajtur me dy sulmues.

Agolli: 20 minutat e para ishin të frikshme

“Më ka ndodhur rrallë ta shoh nga ndeshjen nga stoli, por s’ka shqetësim sepse jemi të gjithë për një qëllim. U munduam të reagonim sepse pësuam shpejt, por kishim përballë një ekip që meriton respekt. Jemi pak pishman për golin që na mungoi se patëm raste, por besoj se dhamë më të mirën” – tha kapiteni zyrtar kuqezi.

Sadiku: Me Italinë të mos pësojmë gola të tillë

“Në pjesën e parë u ndëshkuam nga kualitetet e larta të Spanjës. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe luftuam më shumë në grup. Nga pjesa e dytë duhet të mësojmë se si duhet të luajmë kundër Italisë që të mos pësojmë më golat që pësuam kundër skuadrës spanjolle”, deklaroi Sadiku pas ndeshjes për “Supersport”.

Eros Grezda: Në pjesën e dytë luajtëm më mirë

“Kaq ishin mundësitë tona me Spanjën. Luajtëm kundër një ekipi të fortë me shumë cilësi. Kishim punuar shumë me formacionin e pjesës së parë gjatë gjithë javës, por nuk na shkuan gjërat si duhet. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë. Ndërsa në të dytën i dhashë një top fantastik Llullakut, por e pengoi mbrojtësi kundërshtar”, tha Grezda pas ndeshjes për RTSH. /TPZ.AL/     /TPZ.AL/