TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësisë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, sot ka raportuar mbi strukturën e re për shëndetësinë.
Gjatë fjalës së saj, Manastirliu bëri me dije se në programi i ri i qeverisë parashikon që deri në vitin 2021, koha e pritjes për të gjithë shërbimet që qytetarët do të marrin në spital, të përgjysmohet.
“Bashkimi i funksioneve të ministrisë i jep fund burokracive. Synojmë t’i japim fund burokracive për personat me aftësi të kufizuara. Struktura e re ofron shërbime të përbashkëta për gratë e dhunuara.”, - tha Manastirliu.
Por, kreu i këtij komisioni, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj propozimeve të ministers, duke deklaruar se shëndetësia nuk mund të jetë ‘one stop shop’.
“Ju nuk mund të jeni ministri që mban përsipër barazinë gjinore. Cila të jetë struktura shëndetësia s’mund të jetë institucion periferik.Rama kur referon momentin e votëbesimit tha se prioritet ka qenë diçka tjetër. Mjekësia ‘one stop shop’ nuk mund të kthehet.”, -reagoi Vasili.