TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jorgo Zani, 31-vjeçari që një vit më parë vrau 12-vjeçarin në Palasë të Vlorës, i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga tarraca e katit të dytë të burgut të Krujës. Mësohet se ai është ngjitur në tarracë nëpërmjet shufrës së hekurit rrufepritës dhe është hedhur nga tarraca e katit të dytë, ku dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme
Ndërkohë policia po heton pistën e vetëvrasjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Shkaktimi i vetëvrasjes”. 31-vjeçari vuante nga problemet mendore dhe akuzohet për vrasjen e një fëmije 12-vjeçar në Himarë, me 17 gusht të vitit 2016. Ai i preu kokën të miturit, i cili kishte ardhur nga Greqia, me pushime te gjyshërit. Zani dhe viktima kishin lidhje familjare mes tyre.