AKTUALITET, 27 Shtator 2017, 09:59

Bashkia e Tiranës, ka kohë të mendojë edhe për cirkun e fëmijëve

“Fëmijë, po vjen Cirku”, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Cirkun Kombëtar, po organizojnë shfaqjen në disa nga sheshet e reja rekreative të kryeqytetit dhe në parqet kryesore të tij.

Gjatë muajve shtator – nëntor, fëmijët e vegjël të kryeqytetit do të mund të ndjekin kllounët, xhonglerët e akrobatët me numra akrobatikë, ajrorë e zbavitës, të cilët do t’i dhurojnë publikut një spektakël të vërtetë.