AKTUALITET, 27 Shtator 2017, 10:35

Më në fund, Arabia Saudite do t'i lejojë gratë të drejtojnë makinën

Më në fund, Arabia Saudite do t'i lejojë gratë të

Mbreti Salman, i Arabisë Saudite, ka firmosur një dekret, që lejon gratë të drejtojnë makinën për herë të parë, pas protestave të shumta të aktivistëve dhe organizatave ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut.

Arabia Saudite, ishte i vetmi vend në botë që ndalonte gratë të drejtonin makinën.

Deri tani, vetëm burrave i'u lejohej licensa për drejtimin e mjeteve të ndryshme, ndërsa gratë qe e bënin një gjë të tillë, arrestoheshin dhe gjobiteshin.

Ky vendim i Arabisë Saudite, është përshëndetur në mbarë botën. Presidenti Donald Trump, e quajti vendimin një "hap pozitiv" sa i përket të drejtave të grave. /TPZ.AL/