TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në konferencën për shtyp të ditë së sotme, mes kryeministrave Rama dhe Haradinaj, një nga pyetjet e gazetarëve, lidhej me anëtarsimin e Kosovës në UNESCO.
Haradinaj tha se nuk ka një datë apo afat të caktuar, por anëtarësimi i Kosovës në UNESCO ështe i paevitueshëm.
"Kosova do te jetë një anëtar i vlefshëm për UNESCO-n. Kurdo që të ndodh ky anëtarësim, do të fitojë trashëgimia kulturore e çmuar, që nuk është vetëm e Kosovës por e të gjithë botës."
Nga ana tjetër, kryeministri Rama, tha se ka biseduar me Presidentin e Serbisë, Vucic, dhe i ka komunikuar atij habinë e madhe për refuzimin që Serbia i bën këtij anëtarësimi.
"Unë kam folur me Vucic-in, dhe i kam thënë se e kam të pamundur, ta kuptoj logjiken për refuzimin qe Serbia i bën anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Nuk e kuptoj dot, sepse edhe për serbet duhet të jetë e rendesishsme mbrojtja e trashëgimisë kulturore. / TPZ.AL /