AKTUALITET, 27 Shtator 2017, 13:56

Veliaj uron Ramën: U bëfsh si Merkeli!

Veliaj uron Ramën: U bëfsh si Merkeli!

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj e sheh të largët ditën kur Edi Rama mund të largohet nga zyra e tij e mbushur me lapsa dhe piktura shumëngjyrëshe në kryeministri.

Veliaj llogarit më shumë se 4 mandate të Ramës si kryeministër, më shumë se ato që ka arritur Angela Merkel në Gjermani. Pra, Veliaj llogarit se Rama do ta zgjasë përtej vitit 2029 si kryeministër.

Deklarata e Veliajt u bë, kur e pyetën, nëse ai vetë kishte ambicie për kryeministrinë.

“Nuk kam ambicie më të madhe. Se pari me punën fantastike që po bën Edi Rama, duhet të përgatitemi të gjithë që të drejtoj këtë model ndoshta edhe më shumë se Merkel. T’i lëmë të gjithëve në pasionin e tij, dua të rikandidoj për kryetar bashkie. Nuk mendoj se gara e bashkisë së Tiranës nuk e ka me kundërshtarin” - u shpreh Veliaj që shpesh në media është përfolur si pasardhësi i Edi Ramës në PS.

Për të fshehur entuziazmin që e përfshin kur e përkëdhelin me këto hamendësime, Veliaj sapo e ka bërë Edi Ramën jetëgjatë në politikë, si Enver Hoxha.