AKTUALITET, 12 Dhjetor 2017, 21:02

Gjermani/ Shqiptari tenton të mbysë ish-gruan e tij

Gjermani/ Shqiptari tenton të mbysë ish-gruan e tij

Një shqiptar 34-vjeçar tentoi të mbyste ish-gruan e tij, pasi ajo nuk donte të kthehej tek ai. Policia gjermane bëri të ditur se, shqiptari donte të vriste 25-vjeçaren, pavarësisht se ai e mohoi atë.

Gjithçka ndodhi kur gruaja po kryente një vizitë në qytetin Celle (Gjermania veriore), kur ajo e hodhi në tokë burrin e saj dhe e kapi me të dyja duart në qafë për të mbytur.

Ndërhyrja e shoqes bëri që mos shkaktohej tragjedia e çiftit.

"Nëse ajo nuk do të kishte ndërhyrë, do të kishte ndodhur më keq," tha një zëdhënës i policisë të martën.

Punonjësit arritën ta arrestonin burrin një ditë pas incidentit në fillim të dhjetorit.

Kundër tij është ngritur akuza për vrasje në tentativë. Gruaja qëndroi për një kohë të shkurtër në spital.

TPZ.AL