AKTUALITET, 12 Dhjetor 2017, 17:38

Kandidatja për kryeprokurore, e akuzuar për korrupsion

Kandidatja për kryeprokurore, e akuzuar për korrupsion

Kandidatja e fundit në listë që synon postin e kryeprokurorit të përkohshëm, Ermira Tafani ka bërë xhiron në media në janar, kur u përfshi në një skemë korruptive për t’i dhënë një personi dënimin minimal në këmbim të parave.

Denoncimin e bëri emisioni Stop. Gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, me 2000 euro mori përsipër të nxjerrë me minimunin e dënimit personin në paraburgim, Kristjan Leka.

Ndërsa prokurorja Ermira Tafani, ka kërkuar 1500 euro për mbylljen e çështjes gjyqësore. Prokurorja e Gjykatës së Elbasanit, në bashkëpunim me gjyqtaren dhe një tjetër prokuror kanë marrë ryshfet për lirimin e të riut të akuzuar për tri vepra penale.