TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në pjesën e parë të intervistës me gazetaren Mirela Milori në "Abc News", Sali Berisha, deklaroi se Lulzim Basha ka përgjegjësi të madhe por "secili duhet të shohë copën e vet të përgjegjësisë".
Duke caktuar copa përgjegjësie për të tjerët, Berisha harroi të caktonte ndonjë copë përgjegjësie për veten e tij dhe asnjëhere nuk ka shpjeguar cili është roli i tij në largimet masive që u bënë nga Partia Demokratike.
Njëkohësisht Berisha nënvizoi se gjërat duhet të zgjidhen me “ujdi dhe mirëkuptim” pa shpjeguar se çfarë ka parasysh me këto fjalë.
“Eksperienca dhe instikti politik i të larguarve, duhet ta shohë zgjidhjen brenda PD-së”. Pra Sali Berisha nënkupton që të larguarit duhet të rikthehen te Lulzim Basha, i cili nuk ka asnjë përgjegjësi për çfarë ka ndodhur në Partinë Demokratike.
Hera herës kur gazetarja i bënte pyetje të drejtëpërdrejta, se si do të afrohen të larguarit, Berisha përdori frazën “unë jam pak i distancuar”. Pra kur Berisha nuk ka përgjigje, detyrohet të shfaqet i distancuar nga punët e partisë.
/TPZ.AL/