AKTUALITET, 12 Dhjetor 2017, 20:24

Berisha mbron Bashën: Jo statut për largimin e kryetarit!

Berisha mbron Bashën: Jo statut për largimin e kryetarit!

Duke folur në Abc News, ish kryeministri Sali Berisha doli kundër të larguarve të cilët kanë propozuar një statut për largimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

"Jo statut për largimin e kryetarit. Nuk mund të bëhet një statut i tillë, se bëhet shkelje. Po ti referohem fjalës së Lulzim Bashës, ai iu drejtua themeluesve, bashkëpuntorëve, eksponentëve të Partisë Demokratike. Çdo njeri mund të krijojë partinë e tij, është një vendim i marrë shumë herë. E parë në planin perspektiv, unë do të preferoja gjetjen e ujdisë. Z. Basha ka marrë përgjegjësitë e veta, disa herë." - u shpreh ish kryeministri.

Berisha komentoi edhe zgjedhjet e 25 qershorit, ku Partia Demokratike pësoi humbje të thellë.

"Nëse ne do të themi se kjo që pësoi Partia Demokratike ka vetëm një përgjegjës, dhe ky është Lulzim Basha, jam absolutisht kundër. Ai ka përgjegjësi, por secili ka përgjigjësinë e tij. Unë jam në distancë, dhe nuk mund të them se kam një pamje të plotë të fushës se çfarë po ndodh në PD." - shtoi më tej Berisha./TPZ.AL/