TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish kryeministrit Sali Berisha, teksa foli për koncesionet e dhëna nga qeveria denoncoi edhe dhënien e 3 inceneratorëve që do të djegin mbetjet urbane në Tiranë, Fier dhe Elbasan.
"Afera e inceneratorëve është e paimagjinueshme. I njëjti person që ka djegësin e Elbasanit, merr të Fierit dhe Tiranës. I merr koncesionet me çmim të lartë nga buxheti i shtetit dhe i blen tek italianët me çmim të ulët. Bëhen procedura ku firmosin 9 ministra brenda 1 dite dhe kjo bëhet vetëm me bekimin e kryeministrit Rama. Për inceneratorin e Fierit, janë bërë 6.5 milion euro pagesa ndërkohë që ende ska filluar asnjë punim për ndërtimin e tij."- u shpreh Berisha"
Aferat dhe shkeljet për ndërtimin e 3 inceneratorëve janë denoncuar më herët edhe Tpz.al.
http://www.tpz.al/2017/12/02/njeriu-misterioz-qe-ka-perfituar-qindra-miliona-euro-koncesione-me-plehra/
http://www.tpz.al/2017/12/05/njeriu-misterioz-qe-shiti-9-milion-euro-koncesion-per-vetem-250-dollare/