AKTUALITET, 12 Dhjetor 2017, 20:19

Të larguarit/ Berisha: Shkëlqyen me mungesën e tyre në 27-vjetorin e PD

Të larguarit/ Berisha: Shkëlqyen me mungesën e tyre në

Ish kryeministri Berisha komentoi 27-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike. Teksa foli për ceremoninë e zhvilluar tek Pallati i Kongreseve, Berisha u pyet edhe për mungesën e të larguarve nga Partia Demokratike të cilët nuk morrën pjesë.

"Ata kanë shkëlqyer me mungesën e tyre. Kur mungon mund të shkëlqesh ose mund të zymtohesh. Ata shkëlqyen. Unë nuk qëndrova shumë gjatë, pas fjalimit u largova. Kishte edhe disa diplomatë që nuk morrën pjesë sepse besojnë tek Rama, pavarësisht se diplomatët duhet të përfaqësojnë shtetet nga vijnë dhe jo interesat e ndonjë politikani këtu." - u shpreh Berisha në Abc News./TPZ.AL/