AKTUALITET, 12 Dhjetor 2017, 17:03

Thellohet skandali në Korçë, pas dhunës në kopsht, dhunohen gazetarët në qendrën shëndetësore

Thellohet skandali në Korçë, pas dhunës në kopsht,

Një sherr i ndodhur ditën e sotme mes edukatores dhe drejtoreshës së një kopshti në Korçë, ka degjeneruar në dhunë fizike në praninë e fëmijëve. Pas ngjarjes, edukatorja Suzana Brahimllari ka denoncuar në polici drejtoreshën Laureta Asllani, si dhe ka marrë mjekimin në spitalin e Korçës. Pas denoncimit policia ka vijuar me veprimet e saj duke shoqëruar drejtoreshën.

Ndërkohë që mësuesja merrte mjekimin në spital, një tjetër skandal ka pasuar këtë ngjarje. Shefi i Urgjencës së Spitalit të Korçës ka fyer rëndë, dhe më pas i ka nxjerrë jashtë forcërisht gazetarët të cilët kishin shkuar të takonin edukatoret e dhunuar nga drejtoresha e kopshtit.

Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” shihet edhe momenti kur Shefi i Urgjencës u bërtet gazetarëve dhe i nxjerr jashtë.

Ndonëse gazetarët i kanë thënë se kanë autorizim nga drejtori i spitalit, mjeku ka kundërshtuar.

Pas kësaj, ai ka shtyrë me dhunë gazetarët e disa mediave, duke përdorur edhe fjalë fyese ndaj tyre.