AKTUALITET, 12 Dhjetor 2017, 19:38

Atentat në Vlorë, shënjestra një 23-vjeçar

Atentat në Vlorë, shënjestra një 23-vjeçar

Vlora tronditet sërish nga një atentat. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur sot pasdite në hyrje të Orikumit. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se :

Në rrugë, pranë një pike karburanti në hyrje të qytetit të Orikumit, dy shtetas janë afruar dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit D.B., 23 vjeç, i cili ndodhej i qëndruar në rrugë.

Shtetasi D.B., është plagosur në këmbë por jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë armë zjarri. Janë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen dhe ndalimin e autorëve, të cilët Policia i ka identifikuar, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditur të dhënat e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.