AKTUALITET, 12 Dhjetor 2017, 20:02

Rrëfimi i ushtarit të çmendur: Kam pirë gjakun e xhihadistëve në Siri!

Martina Japec Martinko

Ish ushtari i cili ka ikur të luftoj në Siri pa i treguar familjes, atje iu bashkua "tufës së ujqërve " kurdë. Nofkën kanibal e ka marrë sepse ka pirë gjakun e xhihadistëve të vdekur deri sa i transportonte në varrezat masive.

Ish-ushtari britanik, Tim Wordsworth të cilin shokët e tij ushtarë kurdë e thërrasin "Tim kanibali" në një rrëfim tronditës për “Daily Mail”, zbulon se si ka shkuar nga luksi i Londrës të luftoj kundër ISIS në Siri . Tim zbulon se ka gjuajtur të paktën 1000 fishekë në pjesëtarët e ISIS, deri sa ka luftuar me Bashkësitë popullore për mbrojtjen e Kurdistanit sirian, YPG. Ky 39-vjeçar i martuar tha se si e ka ndjerë nxitjen që të luftoj kundër këtyre “të sëmurëve” për shkak të punës së pambaruar që kishte në ushtri, si dhe përgjigjen në masakrimin e më shumë se 1000 jazidëve nga ISIS, në gusht të vitit 2014.

 

Nofkën kanibal e ka marrë sepse ka pirë gjakun e xhihadistëve të vdekur deri sa i transportonte në varrezat masive.

Skenat gjakatare që do ta ndjekin gjatë gjithë jetës

 

Ka përshkruar luftërat si “Lufta e parë botërore”dhe zbuloi tmerret e paimagjinueshme ku ishte dëshmitar, si vëzhgimin e luftëtarëve të vdekur ashtu edhe të gjëmtuar, si i kishin nofullat e nxjerrura nga vendi, dhe të vendosura mbi kafkë. Ka qëndruar në shtëpitë ku ish-banorët ishin vrarë në mënyrë brutale, derisa nëpër rrugët e fshatrave të cilat arritën ti çlirojnë nga ISIS, bridhnin qenër dhe mace të uritura. “Kam parë fytyra të gjymtuara të vajzave që nuk kishin hyrë ende në pubertet, dhe këta njerëz të egër u kishin hedhur acid në fytyrë, sepse nuk kishin dashur të bënin seks me ta. Alternativa ishte thjeshtë t'i keqtrajtonin dhe t'i hidhnin në gropë,” ka rrëfyer ai.

Mbijetesa është çudi

“Realiteti i kësaj lufte, lëndimi dhe tmerri total i vdekjes është përjetimi më i shëmtuar që dikush mund ta shijoj. Megjithatë, kur luftoni atje, veçanërisht kundër shtazëve të tilla nga ana e kundërt, dhe me kurdët që të ruajnë kurrizin, e gjitha ju përfshinë. Atë që kam përjetuar është bekim i vërtetë,” thotë Tim Wordsworth .

Ai ka kaluar gjysmë viti duke luftuar me YPG-n dhe më pas i është bashkuar ushtrisë qeveritare të Kurdistanit irakien duke luftuar kundër ISIS-it në Irak. Atje ishte arrestuar për tre muaj pasi kishte ofenduar presidentin kurd, Masoud Barzani për çfarë më vonë edhe e ka pranuar se ishte një veprim idiot. Para kësaj lufte, nuk kishte marr pjesë në ndonjë luftë, por vetëm në misione paqësore në Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë, e sot shpreson se më nuk do të mundet të luftoj, por ka dëshirë të aftësoj ushtarët tjerë në gjuajtje me pushkë.