AKTUALITET, 12 Dhjetor 2017, 19:50

Të dënuar me burg në Itali, por janë të lirë në Shqipëri

Të dënuar me burg në Itali, por janë të lirë

Ministri italiani Drejtësisë, Andrea Orlando kërkoi nga Tirana zyrtare që të zbatojë vendimet në mungesë nga drejtësia italiane.

Ai u shpreh se vendimet në mungesë nga drejtësia italiane duhet të ekzekutohen nga pala shqiptare.

Bëhet fjalë për të paktën 12 raste specifike të vendimeve në mungesë për të cilat ka folur ministri Orlando sot në Tiranë.

Pra janë shqiptarë të dënuar në mungesë në Itali por që ndodhen në Shqipëri për të cilët Italia kërkon ekzekutimin e vendimit të saj ndërkohë që ata nuk janë arrestuar. Madje në disa raste drejtësia shqiptare ka ulur ndjeshëm vitet e dënimeve të dhënë nga drejtësia italiane.

“Vendimeve që janë marrë në vendin tonë në mungesë për shtetasit shqiptarë kodi ynë i lejon por ai shqiptarë jo. Por, për ne vendimet ne mungesë duhet të ekzekutohen nga pala shqiptare. Është një element që duhet të sqarohet dhe për këto kemi ardhur sot”, deklaroi ai për Report Tv.