AKTUALITET, 12 Dhjetor 2017, 20:30

Përdhunoi shqiptaren në Itali, Santosi heq dorë nga blerja e Robinjos

Përdhunoi shqiptaren në Itali, Santosi heq dorë nga blerja e

I dënuar në nëntor me 9 vjet burg për përdhunimin e një shqiptareje 22-vjeçare në vitin 2013, tani Robinjon nuk e duan më te Santosi, pikërisht klubi brazilian ku edhe ai formua si lojtar.

Gjatë një intervistë me televizionin “ESPN”, Hoze Karlos Peres, presidenti i klubit brazilian, shpjegoi se pse e tani sulmuesi i Atletico Mineiro nuk është në planet e tij për ta blerë.

Shqetësim është etik dhe lidhet pikërisht me përdhunimin e shqiptares, katër vjet më parë, kur Robinjo ishte lojtar i Milanit.

"Shpresoj që Robinjo të jetë i pafajshëm. Nuk mund ta masakrojmë atë, sepse gjykimi i tij është ende në zhvillim e sipër. Ai ka të drejtën të mbrojë veten. Kush jam unë për të gjykuar atë? Në të ardhmen, ndoshta do t'i ofrojmë atij një kontratë. Por sot, nuk ka negociata. Ne jemi duke kërkuar për lojtarë me një imazh të mirë në Brazil dhe jashtë vendit. Sot, Robinjo nuk i plotëson këto kushte. Ai nuk mund të mbajë fanellën e Santosit. Sa për mua, unë nuk i premtova asgjë në të kaluarën”, citohet Peres.

TPZ.AL