AKTUALITET, 12 Dhjetor 2017, 20:52

Berisha: Banka e Madam Ramës, e regjistruar në parajsë fiskale

 

Ish kryeministri Sali Berisha, i ftuar në studion e "Abc News", përballë gazetares Mirela Milori, ka folur edhe për atë që e quan "banka private e Madam Ramës", duke i'u referuar "Abi Bank", ku bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama,  shërben si anëtare e bordit.

"Banka e Madam Ramës është e regjistruar në parajsë fiskale. BE ka filluar një procedurë , një standart të ri për parajsat fiskale. Banka e Linda Ramës është e regjistruar në parajsë fiskale."

Berisha u pyet për pagesat e Partisë Demokratike nëpërmjet një kompanie të regjistruar në parajsat fiskale. Ai u shpreh se pagesat e PD-së janë transparente dhe se gjithëkush mund të hetojë.

/TPZ.AL/