TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në emisionin Të Paekspozuarit, gazetarja Klodiana Lala solli emrat që përfliten si pasues të Adriatik Llallës në organin e akuzës me propozim dhe votim të Partisë Socialiste.
“Emri më i përfolur ditët e fundit është prokurori i Apelit të Durrësit, Ferdinand Elezi” – tha ajo. Duke cituar burime të saj, Lala tha se në listë edhe edhe Enrik Ligori, prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme. Ligori është bashkëshorti i ish-deputetes socialiste Shegushe Ligori.
Emri i tretë që përmendi gazetarja, është Anila Leka, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme. Këtë të enjte Kuvendi shpalli vakancën për vendin e Prokurorit të Përgjithshëm. Opozita thotë se kjo është antikushtetuese, por mazhoranca duket e do të ecë në rrugën e saj.