AKTUALITET, 7 Dhjetor 2017, 22:56

Vasilika Hysi kundërshton Bashën: Kandidati për kryeprokuror do të kalojë vettingun

Vasilika Hysi kundërshton Bashën: Kandidati për kryeprokuror do

 

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka kundërshtuar kryetarin e PD-së Basha, i cili pretendoi se kryeprokurori i përkohshëm do të zgjidhet pa vetting. Sipas Hysit, një gjë e tillë është e pavërtetë.

"Kandidati për prokuror do kalojë nëpërmjet vetingut është e qartë në Kushtetutë, duhet të kalojë figurën morale,. Janë gjashtë kritere, dhe dy kriteret e rëndësishme janë asetet dhe figurën morale, dhe nuk mund të jetë politik, kemi bërë thirrje të hapur, të aplikojë kush të dojë. Ne jemi në prag të hapjes së negociatave dhe zgjedhja e këtij personi i hap rrugë KLP-së. Avokati i Popullit do sjelli edhe kandidaturat e shoqërisë civile dhe brenda 10 ditëve do të zgjedhim KLP-në. Prokurori i përkohshëm do të qëndrojë deri në fund të muajit derisa të gjejmë marrëveshje me opozitën" u shpreh Hysi.

/TPZ.AL/