TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, analisti Fatos Lubonja pyeti Lulzim Bashën se përse është kujtuar tani për krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që zgjedh kryeprokurorin e ri.
Lubonja: Pyetja e parë, ju thatë se se ne nuk kemi burime njerëzore. Shqipëria nuk i ka këto mundesi. Ju mendoni se ky është shkaku apo mendoni se KLP nuk është zgjedhur sepse ketu ka një qëllim që të zgjidhet kryprokurori i një krahu. Pse juve u kujtuat tani për KLP sepse nuk keni insistuar shumë që të bëhej?
Basha: Janë të dyja bashkë në rrafshin parimor. Pse nuk formohet KLP? Mënyra si zgjidhen anëtarët nuk ka asnjë mundesi që opozita të ndikoje dhe mund ta zgjasin sa të duan dhe kjo ka ndodhur, e kanë zvarritur. Qeveria ka interes ta zvarrisë…
Lubonja: Antikushtetutshmeria e zgjedhjes se kryeprokurorit në këtë mënyrë vjen si pasojë e ligjit të miratuar nga LSI dhe PS. Antikushtetutshmeria qendron tek ai ligj dhe jo zgjedhjet. A e keni çuar ne kushtetuese kete ligj? Pra ku ligj është bërë bashkë me LSI, e cila hesht sot… PD e dha konsensusin, kunder paktit te korrupsionit ne drejtesi. Këtë e miratoi pa opozitën. Ne kemi shkuar disa herë në kushtetuese./TPZ.AL/