AKTUALITET, 7 Dhjetor 2017, 20:35

Ish Ministri i Drejtësisë/ Lu & Lei duhet të shpallen ‘non grata’

Ish Ministri i Drejtësisë/ Lu & Lei duhet të shpallen

Ish-Ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër ndaj dy ambasadorëve, atij të SHBA-ve Donald Lu dhe asaj të BE-së, Romana Vlahutin.

Pas deklaratave të bëra sot nga ambasadorët Lu dhe Vlahutin për kryeprokurorin e ri, Manjani ka shkruar në rrjet sociale se ambasadorët nuk mund të vendosin për çështje që i përkasin shtetit shqiptar.

'Lu&Lei nuk mund të vendosin për çështje që i takojnë strikt përfaqësuesve të popullit Shqiptar! Aq më pak mund të vendosin duke sugjeruar shkeljen e Kushtetutës së Republikës! Në çdo shtet normal, do tu ishte filluar proçedura e shpalljes non-grata, në një situatë të tillë!', shkruan Manjani në twitter.