TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, u publikuan disa dokumente ekskluzive, ku disa biznese të rëndësishme në autostradën Tiranë-Durrës, u paralajmëruan nga ish Prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi, në vitin 2016.
Dokumentat i bëri publike gazetari Erjon Skëndaj, ku tha se janë mbi 40 biznese të paralajmëruara, mes tyre Cittypark, Rejsi Farma si dhe Unioni Financiar që ka rrjetin e Bankave "Union", të cilat pas paralajmërimit këto biznese kërkuan ndihmë.
Skëndaj: Në autosradë ishte një gjë e paralëajmëruar, kam dokumenta ku bizneset në Vorë, Tiranë, i është drejtuar institucioneve me një kërkesë, në vitin 2016 pasi u përmbyt. Kemi të bëjmë me një hapje të portave të pellgut që ndodhet mbi autosradë edhe këtë vit edhe vitin e kaluar. Janë 12 shkresa të prefektit që i drejtoheshin institucioneve, është një ngjarje e paralajmëruar, të gjitha institucuionet i kanë kthyer përgjigje prefektit, i cili i ishte drejtuar Ministrisë së Brendshme dhe të gjithë kanë thënë duhet ndërhyrë në autostradën Tiranë-Durrës. Kjo autostradë ka qenë 40.60 metra gjerësi, sot është 30 metra gjerësi./TPZ.AL/
