TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e sotme, në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, ka qenë e ftuar, Themie Thomai, ish ministrja e bujqësisë për 13 vite, në kohën e diktaturës. Ajo ka tregaur si u bë ministre në vitin 1976.
"Bujqësia është jeta ime, jam marrë gjithë jetën me buqësi, e kam dashur tokën time. Kur jam bërë kryetare koperative e kam kundërshtuar pasi isha e re, 22 vjeç. Por siç ishte koha u mor vendimi dhe do shkoja, por vendosa, pasi u mor vendimi që do ta tregoj me punë që ta justifikoj, dhe kështu u bë për 13 vjet.
Në vitin 1975, arritëm rezultatet më të larta, me rezultatet e grurit. Në vitin 1976, një telefonatë në një takim që isha unë, më tha do paraqitesh në Komitetin Qëndror në Tiranë. U përgatita për punët e buqësisë. Shkova atje, dhe ishin tre persona të tjerë, që do ishin edhe bashkpuntorët e mi."
Thomai rrëfeu se ishte Hysni Kapo personi që ja kishte komunikuar këtë vendim të regjimit.
"Njeriu që ma komunikoi ishte Hysni Kapo, dhe më tha që byroja ka vendosur do bëhesh ministre! U shtanga, u tremba, dhe i thash, - se bëjë dot! E kemi menduar do e bësh – më tha.
Shkova në shtëpi, më pyeti nëna, më tha, pse të thirrën, dhe i thashë më bënë Ministre të Bujqësisë. Aman, - tha, si do bëhesh ministre, se mos e pëson si Pirro Dodbiba, prandaj mos puno me kokën tëndë, pyet të tjerët. Babi më kishte lënë të vogël dhe nëna kishte shumë kujdes për mua" u shpreh Themie Thomai.
/TPZ.AL/