AKTUALITET, 7 Dhjetor 2017, 22:11

Basha: Nuk ulem me Ramën, nuk mund të zgjedh një kryeprokuror lepurush

Basha: Nuk ulem me Ramën, nuk mund të zgjedh një kryeprokuror

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një lidhje teelfonike në emisionin "Të Paekspozuarit" i është përgjigjur Edi Ramës, pas ftesës që ai i bëri për tu ulur në tryezë për zgjedhjen e kryeprokurorit.

Basha deklaroi se nuk ka asnjë shans që një gjë e tillë të ndodhë.

"Nuk ka shpresë të ulem me Edi Ramën për të zgjedhur prokuror pa vetting.  Në momentin aktual nuk ka asgjë personale në politikë. Në situatën aktuale ka tre probleme për tu zgjidhur. Problemi i parë është ai antikushetueshmërisë, problemi i dytë është një proces politik, pasi mazhoranca thotë se ka votat dhe problemi i tretë është se do ta zgjedh kryeprokurorin pa vetting. Këto të treja janë dëshmi të bllokimit të reformës në drejtësi, pasi nuk është formuar KLP-ja.

Mazhoranca kërkon të bëjë një zgjidhje të tillë, nuk ka asnjë mundësi që unë të ulem me Ramën dhe të zgjedh një prokuror pa vetting. Ne e kemi dhënë zjgidhjen, prokurori nuk mund të cakohet vetëm nga një parti politike, dhe prokurori i ri nuk mund të jetë një lepurush.

/TPZ.AL/