TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka bërë një deklaratë mjaft alarmante, në studion e emisionit "Të Paekspozuarit".
Panariti u shpreh se rezervuaret në vendin tonë, rrezikojnë të çahen, gjë që do të shkaktonte një tragjedi shumë të rëndë.
"Jemi përballë një rreziku shumë të madh dhe konkret. Një rezervuar në mënyrë ciklike, duhet zbrazur, duhet thelluar. Rezervuarët kanë kaluar në administrimin ë bashkive. Një kryetar bashkie nuk e ka prioritet. Shiko cfarë po ndodh, po çahen rezervuaret. Ka një sërë rezervuaresh që janë në prag shpërthimi, do krijojnë cuname të vërteta. Kërkohet komision që të investigojë këtë gjendje të rezervuareve. Mund të shkaktohet tragjedi e vërtetë. Rezervuerët nuk vadisin më, sepse nuk ka më bujqësi. Duhet urgjentisht një komision që të investigojë"
Panariti u shpreh se gabimi i madh është që rezervuarit tani janë nën administrimin e bashkive, të cilat nuk i kanë prioritet.
"Ministria e Bujqësisë nuk i ka më nën mbikqyrje këto, i kanë kaluar bashkive. Por bashkitë, janë të fokusuar në gjëra të tjera. Nuk e kanë mendjen cfarë ndodh 20-30 kilometra larg. Këto basene, janë asete kombëtare, nuk mund të administrohen nga një bashki" u shpreh ish ministri Panariti.
/TPZ.AL/