TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Andi Bushati, ka folur sot për tentativën e mazhorancës për të kapur institucionin e prokurorisë. Sipas Bushatit, kjo tentativë vjen pikërisht në kohën kur po hetohet Saimir Tahiri.
"Në verë nuk fliste njeri për mënyrën si do zgjidhet prokurori. Kur kemi diskutuar kush e do dhe nuk e do prokurorin, PD bëri luftë të madhe. E gjithë fryma e këtij ligji, ka qenë ajo që shkonte në sintoni me propagandën , se kjo do jetë një reformë në drejtësi që do e heqi drejtësinë nga duart e politikës. Ky debat u aktivizua, kur kësaj mazhorance i ndodhi fatëkeqësia Tahiri. Me cfarë u shoqërua kjo fatëkeqësi? Me një sulm kundër prokurorisë, nga kryeministri, deputetët dhe mediat e pushtetit. Na u tregua një prokurori aleate me opozitën. Në këtë moment, na hapet debati që ne na duhet një prokuror të cilin ta zgjedhim vetëm ne. Përndryshe do e kemi armik."
Sipas Bushatit, justifikimi ligjor nuk e fsheh dot faktin se mazhoranca kërkon të kapë prokurorinë.
"Pra, pavarësisht nga justifikimi ligjor dhe kleçkat e neneve, ne duhet të kemi të qartë kuadrin politik. Nenet janë interpretime në frymën e kësaj, duam të marrin prokurorinë. Si veprohet me një armik, i hiqet komandanti armik dhe i vihet dikush tjetër jo armik", u shpreh Bushati.
/TPZ.AL/