AKTUALITET, 7 Dhjetor 2017, 21:25

Përse nuk përmbyteshim në komunizëm? Ja si e shpjegon ish Ministrja Themie Thomai

Përse nuk përmbyteshim në komunizëm? Ja si e shpjegon ish

E ftuar ekskluzive në emisionin “Të Paekspozuarit”, Themie Thomai, ish Ministre e Bujqësisë përgjatë viteve 1975-1989, sqaroi arsyet se përse nuk kishte përmbytje gjatë kohës së regjimit komunist.

Themie Thomai: Reshjet ateherë binin më shumë se sot, nuk përmbyteshim sepse funksionte rrjeti kullues i kontrolluar i tëri, hidrovoret funksionin në mënyrë të përsosur, kolektori i madh pastrohej vit për vit, ishte si një lum, por ishte kolektor. Nëse nuk pastrohet ai nuk ka kullim. Në fund të çdo gushti, cdo hidrovor merrnin në dorëzim ngarkesën e plotë, kontrolloheshin të gjitha digat. Në diga nuk shkelnin as këmbët e bagëtive, cdo gjë përfundonte në fund të gushtit, çdo pastrim kanali etj. Ne duhet të ishim në gadishmëri, kanali i ujrave të larta, pritat malore etj. Të gjitha këto bënin rrjetin kullues.

Ish Ministrja e Bujqësisë, kujtoi edhe një nga përmbytjet më të rënda të historisë së Shqipërisë, përgjatë shekullit të kaluar.

Thomai: Përmbytja më e madhe ka qënë në Hoxharë, që kanë rënë 300 mlm shi në 24 orë. Sistemi kishte llogarit të binte shi 60 mlm shi. Kjo përmbytje erdhi deri në Kolonjë të Lushnjes, u studiua më vonë, u ribënë veprat e artit dhe më nuk u përmbyt. U përmbyt tokat sepse ishin të kripura.

Ndërkohë, ish Ministri i Bujqësisë, përgjatë viteve 2013-2017, Edmond Panariti, u shpreh se ndërtimet pa leje janë një nga shkaktarët kryesor të përmbytjeve.

Edmond Panariti: Në kaluam një trazicion të dhimbshëm, dhe çmimi i parë që pagum ishin spostimet demografike, në toka nisi ndërtimi, pati fluks, një pjesë të ndërtimeve janë ndëtuar mbi kanale. Edhe pas ndarjes së tokës, ku u dha me përdorim u rrafshuan kanalet e dyta dhe të treta, dhe mbi to mbi në ndërtimet. Kjo ishte çmimi që po e paguajmë edhe sot, në mes të parcelës janë ndërtuar shtëpi. Kemi përmbytje një herë në vit. Unë kam një propozim, ato familje, që përmbyten dy tre herë, në vit, pasi kanë ndërtuar aty ku s'duhet, pasi është e ndaluar me ligj të ndërtosh poshtë digave, dhe në atë kohë dënoheshe. Tani kjo ndodhi, pasi ata askush nuk i ndaloi, qeveria të ndihmojë ose me kredi dhe ata ti spostojë duke ndërtuar buzë kodre./TPZ.AL/